HomeSport

Eleminimi nga Europa League, Gjici projekton “Kukësin e ri”

Pas dështimit në Europa League, te Kukësi ka nisur ‘revolucioni’ i paralajmëruar nga presidenti Safet Gjici. Sipas presidentit Gjici, përgjegjës për eliminim janë të gjithë, stafi drejtues, lojtarët dhe trajneri. Hapi i parë pas eleminimit nga Europa League, ishte shkarkimi i trajnerit Ernest Gjoka. Shkarkimi i tij u bë pa u mbushur ende 24 orë nga eleminimi. Sipas burimeve pranë klubit, është arritur një akord me Ilir Dajën dhe pritet edhe konfirmimi i tij në krye të ekipit.

Ilir Daja, ka qenë gjithmonë një preferencë e presidentit Gjici dhe sipas tij, është zëvendësuesi perfekt i të larguarit Gjoka. Daja është një trajner i lirë dhe i gatshëm të marrë drejtimin e një klubi me shumë ego dhe dëshirë për të zbritur nga froni Partizanin. Me ardhjen e tij në krye të pankinës së Kukësit, pritet të marri formë edhe merkato e ekipit.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare, klubi i Kukësit konfirmoi dhe prezantoi si lojtarin më të ri të skuadrës, mesfushorin e Kombëtares, Enis Gavazaj. Ish mesfushori i Skënderbeut pas një aventure te Dinamo Minsk, rikthehet në Superligë duke firmosur një kontratë 2-vjeçare me Kukësin. Gavazaj konsiderohet një vlerë e madhe për klubin e Kukësit, një lojtar me shumë cilësi të cilin Ilir Daja e njeh shumë mirë pasi të dy kanë bërë historinë te Skënderbeu.

#WelcomeEG7??7??

Posted by F.K Kukësi Albania on Monday, July 22, 2019

TË NGJASHME