HomeSport

Eliminohet në Champions, por Partizani vijon aventurën në Europa League

Partizani u eliminua nga Karabaku në turin e parë të Champions League, me rezultatin e përgjithshëm 2-0, por aventura europiane e të kuqve nuk mbaron këtu.

 Sipas rregullave të UEFA-s, ekipi që eliminohet nga ky tur, kalon në turin e dytë të Europa League. Kështu, sipas shortit që është hedhur që para zhvillimit të dy ndeshjeve me Karabakun, tashmë Partizani do të luajë me Sherifin e Tiraspolit, që gjithashtu u eliminua ditën e djeshme nga ky tur në Champions.

Interesante për klubin kampion të Moldavisë, është se aty luan edhe shqiptari Liridon Latifi, i cili më parë në Superiore ka qenë edhe pjesë e Skënderbeut. Takimi i parë me Sherifin, do të luhet të enjten e ardhshme, më 25 korrik në “Selman Stërmasi”, ndërsa ndeshja e kthimit më 1 gusht në Moldavi.


TË NGJASHME