HomeShowbiz

Eleni Foureira i dhuron të ardhurat nga koncerti në Tiranë për viktimat e zjarrit në Athinë

Eleni Foureira ka bërë gjënë më fantastike për t’u ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga zjarri në Greqi ditët e fundit.

Ajo është shumë e prekur nga kjo ngjarje dhe ka vendosur që të ardhurat e tre koncerteve të saj të fundit të shkojnë për bamirësi tek viktimat e zjarrit vdekjeprurës.

Eleni e njoftoi këtë gjë nëpërmjet një postimi në profilin e saj në Instagram. Ajo ka falëndëruar shqiptarët dhe kreun e Bashkisë së Tiranës për ndihmën ndaj Greqisë.

Mbrëmjen e së mërkurës, Eleni performoi në sheshin Skënderbej, i cili ishte një ndër ata që i dha të ardhura për të ndihmuar të prekurit e zjarrit në Athinë/lajmifundit.al


TË NGJASHME