HomeShowbiz

Eleni Foureira i thotë ‘PO’ propozimit për martesë, ky është futbollisti që i ka vjedhur zemrën

Këngëtarja me origjinë shqiptare, e cila jeton në Greqi prej vitesh, Eleni Foureira sapo ka marrë një propozim për martesë nga i dashuri i saj Alberto Tomás Botía Rabasco.

Gazetarja Marena Kardigiannopoulou e ka zbuluar këtë gjatë një shfaqje televizive, duke thënë se Foureira i ka thënë “PO” propozimit për martesë dhe se do të martohet së shpejti me partnerin e saj Alberto Botia.

“Eleni është në kulmin e karrierës. Sa i përket jetës private, është akoma më mirë sepse e ka pranuar propozimin për martesë nga i dashuri i saj. Ne po e martojmë vajzën tonë. Ajo tha “Po”, por martesa pritet të ndodhë kur të përfundojë koronavirusi”, tha gazetarja.

Ndërsa, Aris Kavatzikis dha detaje në lidhje me propozimin duke thënë: “Ne kemi shumë foto që vërtetojnë se Eleni dhe Alberto janë prej kohësh bashkë. Alberto ka ardhur nga Arabia Saudite për ta takuar pasi i dhanë një shans të dytë njëri-tjetrit. Duke lënë pas të kaluarën dhe duke përballuar të gjithë vështirësitë e lidhjes në distancë, Eleni kërkoi që ta merrte më seriozisht. Ky djalë i vërtetoi se do të jetë krah saj në ditë të mirë dha të këqija. Ai hoqi dorë nga çdo gjë për ta parë dhe më pas i bëri propozimin për martesë”.

Alberto Tomás Botía Rabasco është një futbollist profesionist spanjoll i cili luan si mbrojtës qendror për klubin e Arabisë Saudite ‘Al Wehda’.


TË NGJASHME