HomeShowbiz

Elgit Doda në krah të një femre tjetër

Nëse i hidhni një sy profilit në ‘Instagram’ të Rezarta Shkurtës, do të kuptoni se një nga pasionet e saj është fotografia. Ajo madje ka një biznes të sajin, në të cilin ushtron pikërisht këtë profesion, megjithatë vite më parë gjërat kanë qenë ndryshe. Së fundmi, Rezarta ka publikuar një foto të vitit 2014, ku miku i saj dhe kantautori i njohur, Elgit Doda, shfaqet në krah të një femre të zhveshur. “Foto e shkrepur nga unë në vitin 2014. Kur hap arkivat për të rishikuar fotot e vjetra”, ka shkruar ajo. Profili i modeles në këtë foto nuk duket pothuajse fare, por mund të shihet qartë tatuazhi i saj ‘gjigand’ në shpinë, i cili fillon me dy f-të e violinës dhe me telat në pjesën e shtyllës kurrioze. Në një foto tjetër, Rezarta ka shkruar se modelja e ka bindur për të publikuar foton tjetër ku duket profili i saj, por ajo është ende në dyshime. Viti 2014 ka qenë fillimi i karrierës së Elgitit dhe ky set fotografik artistik, mund të ketë qenë një ide për të shprehur ndryshe artin e tij. Megjithatë, presim të shohim foto të tjera dhe të njihemi me profilin e modeles misterioze.


TË NGJASHME