HomePolitikë

Elisa Spiropali mesazh Metës

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali përmes një statusi në “Twitter” ka dërguar një mesazh në drejtim të presidentit Ilir Meta.

Spiropali shprehet se nëse Meta ka vërtetë hallin e shpërthimit të luftës civile, duhet që të bindë Monika Kryemadhin që të mos hakërrehet dhe Saliun që të mos ndërsejë Saliun rrugëve.

“Ilir Meta ka vërtetë hallin e shpërthimit të dhunës dhe konfliktit civil në Shqipëri? Po e kishte dhe e ka shumë të thjeshtë: Le të bindë Monikën të mos hakërrehet dhe Saliun të mos ndërseje Lulin rrugëve deri në 30 qershor e ja ku e shpëtoi Shqipërinë”, shkruan Spiropali.


TË NGJASHME