HomeSociale

Elisa Spiropali sulmon Haradinajn

Ministrja e Shtetit për parlamentin Elisa Spiropali ditën e enjte kishte vendosur të reagonte në lidhje me debatin mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij Ramush Haradinaj.

E ftuar në Abcnews, Spiropali ka mbrojtur Ramën duke sulmuar Ramush Haradinajn përmes fjalëve të kryeministrit shqiptar, duke thënë këtë frazë:

 “Unë nuk jam burrë që nxjerr llafet e bisedave, jam një grua që i qëndroj fjalëve. Janë burrat që në traditën tonë ballkanike nxjerrin fjalët që diskutohen”

Kujtojmë se ditën e djeshme terminologjia për “burrat” u përdor nga vetë Rama, i cili iu kundërpërgjigj jo pak ashpër kryeministrit Ramush Haradinaj duke thënë se ai gënjeu publikisht.

“Si rregull udheheqesit nuk i komentojne ne publik bisedat mes tyre e sidomos ato informale, aq me teper pa rene dakord paraprakisht dhe lere pastaj t’i shtremberojne, duke genjyer per te dale “burra te mire” para popullit te tyre, si te ishin duke shitur mish ne pazar. Me vjen sinqerisht keq qe miku im Ramush, nuk e ka mesuar ende kete rregull kaq te thjeshte, megjithese normalisht ky s’eshte as ndonje rregull udheheqesish ne fakt, po nje norme elementare mirekuptimi njerezor.”- shkruante dje Rama si përgjigje ndaj deklaratës së bërë nga Haradinaj i cili tha se kryeministri shqiptar dhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i bënë presion në Berlin për heqjen e taskës kundër mallrave serbë.


TË NGJASHME