HomeShowbiz

Elita, Gjiko dhe Zëri “arratisen”, drejt qytetit të dashurisë

Elita Rudi, reperi Gjiko dhe i vogli i tyre, Zëri, janë kthyer në një ndër familjet më të dashura për publikun shqiptar.

Vazhdimisht në rrjete sociale ata marrin vëmendje me foto e video nga momentet e ëmbla me njëri-tjetrin dhe fansat kërkojnë të jenë gjithmonë të update-uar me jetën e tyre.

Tashmë që Zëri do të mbushë 1 vjeç, dyshja e ka më të thjeshtë të udhëtojë me të voglin dhe sot kanë zgjedhur të nisen drejt në aventure, siç vetë Gjiko tregoi në InstaStory-n e tij.

Reperi publikoi një foto të duarve të çiftit dhe të djalit të tyre, duke treguar se kishte ardhur koha e aventurave.

Më pas, Gjiko zbuloi në InstaStory edhe vendin ku ai, Elita dhe Zëri do të kalonin disa ditë vetëm për vetëm me njëri-tjetrin.

Familja ka udhëtuar drejt Italisë dhe momentalisht ndodhen në Verona.

Reperi ndau video teksa ata endeshin të buzëqeshur rrugëve të qytetit, ndërsa ne u bëmë kuriozë për aktivitetet e tyre të ardhshme, që me siguri do t’i shohim shumë shpejt në rrjete sociale.

Gjiko i ka premtuar fansave se këtë vit do të rikthehet më fuqishëm se asnjëherë, ndaj ai me siguri po merr kohën e tij para se të na surprizojë me projekte që jemi të bindur se do të jenë nam!


TË NGJASHME