HomeShowbiz

Elita Rudi, më në fund, foli për shtatzëninë

Në një kohë kur i gjithë rrjeti ziente nga lajmet për një shtatzëni të mundshme të saj, Elita ishte e vendosur – atëherë dhe tani. Do ta zbulonte vetëm kur të donte ajo. Dhe ashtu bëri… Edhe pse lajmi për shtatzëninë u mësua para ceremonisë së martesës, edhe pse barku i Elitës ndiqej nga dhjetëra sy kureshtarë, ajo sërish nuk foli. Madje, as Gjiko, pavarësisht ndonjë sinjali me gjithë dëshirën për t’i thënë botës se së shpejti do të bëhej baba…

Deri sot, kur vetë moderatorja e njohur ‘foli’ dhe dha një mesazh… sipas mënyrës së saj.

Në këto foto, në të cilat Elita ka zbuluar trupin pas shumë kohësh, shkruan se “bluza i thotë të gjitha” dhe nëse lexoni shkrimin mbi bluzën e saj, e kuptoni që “po na kërkon të mos e shqetësojmë sepse është në gjendje të mirë…”

Nëse është një mesazh që i drejtohet rrjetit apo lajmeve që e kanë vënë në qendër të vëmendjes, Elita duhet ta dijë mirë  se publiku nuk i mirëpret gjithmonë ato personazhe që nuk e pranojnë të vërtetën që shihet nga sytë e të gjithëve…

Ç’rëndësi ka? Baby on board…

 


TË NGJASHME