HomeShowbiz

Elon Musk bëhet baba për herë të pestë!

Pas pesë djemve, Elon Musk është bërë sërish baba…i një tjetër djali.
Ky fëmijë vjen në jetë si pasojë e lidhjes së 48 vjeçarit, Musk me muzikanten Grimes.

Disa orë pas lindjes së të dashurës së tij, ai shkroi një postim në Twitter “Mami dhe foshnja janë mirë”.

Ky është fëmija i parë i Grimes, ndërsa Musk tashmë ka pesë djem. Ai është ndarë tre herë, dy herë nga e njëjta grua.

E dashura e Elon Musk Grimes njoftoi se ishte shtatzënë në janar në një postim në Instagram duke treguar se kjo periudhë i ka dhënë skuqje në fytyrë dhe probleme me lëkurën.


TË NGJASHME