HomeShowbiz

Elon Musk e quan të birin “X Æ A-12”

Shefi ekzekutiv i Tesla dhe Space X, miliarderi Elon Musk dhe partnerja e tij, këngëtarja Grimes kanë zgjedhur një emër krejt të veçantë për djalin e tyre të porsalindur.

Edhe pse ngjason më shumë me një ekuacion matematikor sesa me një emër të mirëfilltë, i biri i tyre do të quhet X Æ A-12.

Lajmi u bë i ditur nga Elon Musk përmes një postimi në Twitter, poshtë të cilit shumë njerëz e pyesnin nëse e ka seriozisht. Si një ndër emrat më të rrallë dhe çuditshëm në botë, emri pushtoi rrjetin dhe dilemat për shqiptimin e tij shkaktuan shumë meme dhe debate online. Madje pati edhe akuza për prindërit.

Por pa vonuar, përgjigjen e dha, partnerja e Musk, Claire Boucher, e cila shpjegoi kuptimin e emrit. Ajo tha se X qëndron për ndryshoren e panjohur, Æ për Ai (dashuri dhe/ose Inteligjencë Artificiale). A-12 është pararendësi i SR-17, aeroplani i preferuar i çifit.
“Pa armë, pa mbrojtje, thjesht shpejtësi. Madhështor në betejë, por jo i dhunshëm,” shkroi Grimes. Po kështu A është për Archangel (kryeëngjëll).

Pavarsisht shpjegimit, ajo nuk tregoi si do ta thërrasin vogëlushin.


TË NGJASHME