HomeTeknologji

Elon Musk hap fabrikën e Teslas në kundërshtim me urdhërat e zyrtarëve

Elon Musk është duke luajtur me zyrtarët në Kaliforni … duke rifilluar prodhimin në një fabrikë Tesla në kundërshtim të hapur të një urdhri zyrtar … duke i sfiduar autoritetet për ta prangosur atë.

Ja si qëndron puna … Tesla rihapi të hënën fabrikën në Fremont, Kaliforni edhe pse zyrtarët e Qarkut Alameda urdhëruan fabrikën të mbetej e mbyllur për shkak të kufizimeve të koronavirusit.

Elon duket i gatshëm të mos zbatojë ligjin … ai thotë se është i gatshëm të arrestohet për veprimin e tij të kundërshtimit.

Por, burimet e zbatimit të ligjit thanë për TMZ … autoritetet nuk planifikojnë të arrestojnë Elon ose ndonjë tjetër që punon në fabrikë. Policët janë të vetëdijshëm për njoftimin e Elon dhe aktualisht janë duke punuar në një plan.

Musk postoi në Twitter për 33 milion ndjekësit e tij, “Tesla po rifillon prodhimin sot kundër rregullave të Qarkut Alameda. Unë do të jem në linjë me të gjithë të tjerët. Nëse dikush arrestohet, unë kërkoj që të jem vetëm unë.”

Siç e dini … mosmarrëveshjet e Elonit me Alameda County për urdhërat për ta mbajtur të mbyllur fabrikën kanë bërë që ai të kërcënojë se do e transferojë fabrikën në Nevada ose Teksas dhe do padisë qarkun.

G.T/GotaNews


TË NGJASHME