HomeShowbiz

Elon Musk ka vendosur një pseudonim të çuditshëm për djalin e tij

Djali i Elon Musk dhe Grimes i quajtur X Æ A-XII ka një pseudonim të ri.
Fillimisht djali quhej X Æ A-12, por u ndërrua numri 12 pasi, sipas ligjit në Kaliforni, ata nuk mund të përdornin ligjërisht emrin, pasi numrat nuk lejohen.

Por këngëtarja Grimes, 32 vjeç, zbuloi pseudonimin e lezetshëm që ata kanë për djalin e tyre, “Little X”, gjatë një interviste të fundit me ‘Bloomberg’.
Elon dhe Grimes filluan të dilnin në vitin 2018 dhe X Æ A-XII është fëmija i tyre i parë së bashku.

Elon është baba i pesë fëmijëve, binjakëve Griffin dhe Xavier, si dhe i 3 fëmijëve të tjerë, Damien, Saxon dhe Kai. Ai gjithashtu humbi në mënyrë tragjike një djalë të quajtur Nevada nga ‘Sindromi i Vdekjes së papritur të Foshnjës’.


TË NGJASHME