HomeShowbiz

Elton Deda zbulon gjërat më qesharake të Festivalit të RTSH-së

elton deda

I ftuar në “Wake Up” në “Top Channel”, Elton Deda nuk ka mundur t’i shpëtojë ngacmimeve të moderatorit Isli Islami për Festivalin e RTSH-së. Në fillim Eltoni është treguar diplomat, duke vlerësuar të dyja këngët, si të Arilenës ashtu dhe të Elvanës. Më pas ai ka listuar disa nga gjërat më qesharake të Festivalit. “Muzikë e shtuar me playback, të qeshura me playback, duatrokitje me playback”, u shpreh Eltoni. Në gjërat që vlerësonte më shumë është orkestra, pasi sipas tij asnjë festival në Shqipëri nuk ka orkestrën e Festivalit të RTSH-së. Kujtojmë se Eltoni është i biri i një prej kompozitorëve më të njohur, Ferdinand Deda, i cili ka kontribuar shumë për këtë festival.


TË NGJASHME