HomeLajme

Elva Margariti flet për projektin më të ri të Ministrisë së Kulturës

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, bën të ditur projektin më të ri të Ministrisë së Kulturës. Ajo e tregoi më parë këtë lajm në mbrëmjen gala të Samitit të dytë të Diasporës. “Muzeu i Diasporës”, thekson ajo, do t’i shërbejë brezave të ardhshëm dhe shqiptarëve kudo që ndodhen.

“Ky muze do të jetë i së ardhmes dhe jo i së shkuarës. Një muze për brezat që vijnë. Një muze që do t’u kushtohet çdo shqiptari dhe familjeje shqiptari, që kaloi detin qysh në kohërat e hershme dhe që do të përmbajë regjistrin e diasporës, përveç historive të saj të mëdha ose të vogla. Një muze ku me një donacion secili mund të shkruajë emrin e tij, familjes, apo kujtdo që ai dëshiron” u shpreh Margariti.


TË NGJASHME