HomeShowbiz

Elvana Gjata rikthehet fuqishëm

Që prej ngjarjesvrasjes në ish-Bllok, Elvana Gjata i kishte munguar shumë publikut shqiptar. Prej asaj kohe, Elvana nuk ka publikuar asnjë projekt të ri muzikor por as nuk ka qenë e pranishme tek fansat e saj qofte dhe me një postim në rrjetet sociale.

Elvana ka zgjedhur pikërisht Kosovën për t`u rikthyer sërish në muzikë, aty ku fansat e saj janë më të zjarrtë. Ajo zgjodhi një ditë shumë të rëndësishme për gjithë shqiptarët, në Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Në një koncert madhështor, Elvana performoi disa nga këngët e saj dhe një kolazh dedikuar enkas asaj dite. Surpriza e mbrëmjes ishte kënga “Mora fjalë”, këngë e Shkurte Fejzës.

Kur Elvana solli këtë këngë në versionin e saj, ishte momenti më kulminant i mbrëmjes, duke i dhënë shumë emocion performancës së saj live.

View this post on Instagram

@elvanagjataaaa live ????

A post shared by KTR (@keng_te__reja) on


TË NGJASHME