HomeShowbiz

Elvana poston foto pa make up dhe duket mahnitëse

Elvana Gjata është padiskutim një ndër këngëtaret më të mira shqiptare dhe shumë e dashur për publikun.

Pas disa koncerteve në Europë dhe suksesit me filmin “2 Gisht Mjaltë”, këngëtarja do të performojë më 29 dhe 30 qershor në Zvicër në koncertin AlbaFestival ku do të performojnë edhe shumë artistë të tjerë shqiptarë.

Elvana do të performojë me një grup balerinësh dhe po bën prova me Albi Nakon me të cilin ka postuar një video.

Mirëpo vihet re që Elvana është pa grim fare dhe duket në super formë. Epo ajo është një ndër këngëtaret e rralla shqiptare që s’i ka punët mirë me “make up” pasi nuk e aplikon shpesh dhe prapë duket shumë në formë.

Gjithashtu Elvana do sjellë këtë verë edhe një projekt të dytë që do vijë në bashkëpunim.


TË NGJASHME