HomeLajme

Emërimi i Aida Hajnajt në krye të BKH, reagon shefja e ONM

Shefja e ONM në Shqipëri, Genoveva Ruiz Calavera e ka konsideruar emërimin nga KLP të Aida Hajnajt në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit si një hap të rëndësishëm.

Calavera shkruan se me emërimin e Hajnajt dhe funksionimin e BKH tashmë hidhet një hap tjetër i rëndësishëm në implementimin e Reformës në Drejtësi.

‘’Një tjetër hap i rëndësishëm në zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri’’- shkruan Calavera në Twitter.


TË NGJASHME