HomePolitikë

Emërohen tre anëtarë të rinj të SPAK, ja cilët janë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur ditën e sotme në seancë plenare online.

Janë emëruar 3 anëtarë të rinj të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, të cilët janë Sotir Kllapi, Dritan Prenci dhe Vladimir Mara.

Kjo strukturë është në pritje të 3 anëtarëve të rinj për të qenë e plotësuar me 15 anëtarë, ndërsa në garë janë Manjola Jajana, Anton Martini dhe Elisabeta Imeraj.

Sot u miratua projektvendimi “Për miratimin e listës me renditjen e kandidatëve për prokurorë në Prokurorinë e Posaçme dhe emërimin e tyre në detyrë”.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME