HomeLajme

Emërohet drejtoresha e re e përgjithshme e Tatimeve (EMRI)

Delina Ibrahimaj do të jetë drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve. Emërimi i saj vjen pasi disa ditë më parë u shkarkua Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Enton Duro, i cili e mbajti këtë post vetëm 3 muaj.

Ibrahimaj mban gradën Doktor në Bankë dhe Financë nga Universiteti i Romës, Tor Vergata. Ajo ka punuar në Bankën e Shqipërisë dhe në Kryeministri, si koordinatore për krijimin e një sistemi të integruar shkëmbim informacionesh dhe statistikash operacionale mes instituteve shtetërore.


TË NGJASHME