HomeLajmi i Fundit

Emërohet drejtori i ri i Autoritetit Portual Durrës

Drejtori i ri i Autoritetit Portual Durrës emerohet Pirro Vengu. Emri i tij nuk është i panjohur, pasi me herët ka mbajtur postin e drejtorit të Antikorrupsionit në Kryeministri dhe kohë më parë, shef kabineti i ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.

Pirro Vengu emërohet në këtë detyrë, vetëm pak pas dorëheqjes që dha drejtori ekzekutiv, Agron Tare. Ai e njoftoi largimin me një postim në faqen e tij në Facebook, teksa shkruante:

Agron Tare
Agron Tare

Që prej marrjes së detyrës si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, kam shërbyer më devotshmëri dhe pasion për punën, gjë që e tregojnë rezultatet e deritanishme financiare të këtij institucioni. Dorëhiqem për të vijuar rrugëtimin tim profesional dhe duke i uruar pasardhësit/es tim/e suksese! Nuk mund të lë pa falenderuar ata që më besuan këtë pozicion të rëndësishëm, ekipin e APD-së, bashkëpunëtorë të mi, të afërt e të largët! Ciao a tutti, belli e brutti!”

Drejtori i ri 

Drejtori i ri i sapoemëruar, u bë lajm në media, pasi në kohën që ishte shefi i kabinetit i ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, i kishte mbërritur fletëthirrja për të kryer ushtrinë në Greqi, pasi rezultonte me pasaporte greke.

Legjislacioni në Athinë parashikon kryerjen e shërbimit ushtarak për 18 muaj dhe prej tij mund të shmangen vetëm ata që kanë probleme shëndetësore.

bushati-vengu