HomeRajon

Emërohet i dërguar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, zbuloni cili është

Ish-ministri i punëve të Jashtme të Sllovakisë, Miroslav Lajçakështë emëruar sot nga Këshilli i Bashkimit Evropian si Përfaqësues të Posaçëm të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor.

Përmes një njoftimi, Këshilli thotë se “detyrat e Përfaqësuesit të ri Special të BE-së do të jenë arritja e një normalizimi gjithëpërfshirës të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, përmirësimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe pajtimi midis partnerëve në Ballkanin Perëndimor, duke i ndihmuar ata të kapërcejnë trashëgiminë e së kaluarës”.

Emërimi i Lajçakut në këtë pozitë, ishte paralajmëruar shumë më herët nga burime brenda Bashkimit Evropian.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME