HomeSociale

Emërohet kryebashkiakja e re e Durrësit

Këshilli bashkiak i Durrësit ka miratuar caktimin e Emirjana Sakos, për kryerjen e funksioneve të kryetarit të kësaj bashkie.

Pas dorëheqjes së Zhuljen Varfajt, Emirjana Sako u propozua nga dy grupet e këshillit bashkiak dhe u miratua me unanimitet.

Po kështu këshilli bashkiak miratoi edhe disa vendime të tjera që janë:

-Prishja e detyruar e ndërtesave me emërtimin “Qendra Shëndetësore” që mbajnë numrin 15 dhe 17 të listës, të cilat me VKM nr. 295, dt.2.5.2012 kanë kaluar në pronësi të komunës Ishëm(sot Bashkia Durrës), për shkak se janë dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e datës 26 nëntor 2019 dhe se nuk mund të riparohen sipas aktekspertizës së thelluar realizuar nga Instituti i Ndërtimit dhe miratimin për heqjen nga kontabiliteti dhe lista përfundimtare e pronave të paluajtshme, të pronës me nr.15 me vendodhje në fshatin Likmetaj dhe nr.17 me vendodhje në fshatin Draç, njësia administrative Ishëm, me emërtimin “Qendra Shëndetësore”.

-U miratua në parim prishja e detyruar e 12 ndërtesave pronë private, në zbatim të ekspertizave të thelluara të hartuara nga Instituti i Ndërtimit.

-U miratua prishja e detyruar e tre ndërtesave pjesë përbërëse të shkollës 9-vjeçare “Njazi Mastori”, që mbajnë nr. 6, 12 dhe 17 të listës, të cilat me VKM nr.297, dt. 28.04.2010 kanë kaluar në pronësi të bashkisë Sukth(sot Bashkia Durrës), për shkak se janë dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e datës 26 nëntor 2019 dhe riparimi mund të jetë shumë i kushtueshëm, sipas aktekspertizës së thelluar realizuar nga Instituti i Ndërtimit dhe miratimin për heqjen nga kontabiliteti dhe lista përfundimtare të tre pronave pjesë përbërëse të shkollës 9-vjeçare “Njazi Mastori” që mbajnë nr. 6, 12 dhe 17 me vendodhje në qendër Sukth, njësia administrative Sukth.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME