HomeLajmi i Fundit

Emërohet një tjetër prokurore në SPAK

Paraditen e sotme është zhvilluar mbledhja e 63-të e Këshillit të Lartë të Prokurorisë përmes platformës on-line.

Gjatë mbledhjes u vendosur unanimisht emërimi si prokurore në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar (SPAK) Manjola Kajana, për një mandat 9 vjeçar pa të drejtë riemërimi.

Kryetari Gent Ibrahimi i bëri thirrje organeve të Vettingut për të përshpejtuar afatet për verifikimin e figurës, pasurisë dhe aftësive profesionale për dy prokurorët e mbetur, Anton Martini dhe Elizabeta Imeraj.

K.S/GotaNews