HomeLajmi i Fundit

Emigrantit në Lezhë i zgjaten pushimet, përfundon në pranga për mitdhënie

Një i ri me banim në Firence të Italisë, por i ardhur për pushime në Shqipëri, është arrestuar nga policia rrugore e Lezhës për mitdhënie.

Në pranga ka rënë shtetasi A. L., 19 vjeç pasi i ka ofruar ryshfet punonjësit të Policisë Rrugore, me qëllim shmangien e masës administrative.

“Ky shtetas në aksin rrugor Thumanë-Milot, ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor duke drejtuar mjetin e tij tej normave të lejuara të shpejtësisë, konstatuar nga agjenti verifikues me Radar, dhe gjatë momentit të ndalimit i ka ofruar punonjësit të Policisë Rrugore së bashku me dokumentacionin një kartëmonedhë të prerjes 50 euro, me qëllim shmangien e masës administrative”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.