Lajme Lifestyle Showbiz

Emision i ri? Ja ku do ta shohim Bora Zemanin në këtë sezon televiziv

Bora Zemani është një ndër moderatoret më të dashura për publikun. Gjithashtu është shumë aktive në rrjetet sociale. Ajo ka qenë një nga emrat më të lakuar kohët e fundit në media, për shkak të projekteve të saj të shumta televizive. Pak kohë më parë moderatorja simpatike tregoi për të gjithë ndjekësit e saj në ‘Instagram’ se shumë shpejt do të rikthehej me një program të ri mjaft të veçantë, por pa zbuluar asnjë detaj.

Së fundmi është zbuluar se Bora do të shfaqet shumë shpejt me një emision të ri përkrah vëllezërve binjakë, Donald dhe Romeo Veshaj, që u bënë shumë të njohur nga spektakli i humorit “Al Pazar”.

Këtë herë Zemani do të shfaqet në një tjetër platformë televizive, në “Tring, i cili duket se do të jetë i përqëndruar tek emisionet shqiptare, skeçet dhe intervistat.

Epo duket se Bora e mendon të qëndrojë gjatë në këtë platformë, dhe së fundmi ka zbuluar se do e shohim sërish aty.

Lajmin e ka dhënë nëpërmjet një fotoje të publikuar në Instagrami-in e saj dhe e gjitha që kuptohet është se, emisioni ka të bëjë me modën.

“Mendo… Si do më vishje?”- shkruan Bora në foto.

Ende nuk dihet për çfarë bëhet fjalë, por mesa duket Bora do të drejtojë një emision të ri që do të ketë të bëjë me stilin dhe modën. Tashmë po presim me padurim të shohim çfarë do të ndodhë në emisionin e ri, ku Bora pritet të japë më të mirën ashtu si çdo herë tjetër. 

Related posts

Aksident në Korçë, dyshohet për 3 viktima

Mila

Vazhdojnë sulmet në Siri, 3 të vrarë

Anxhela news

Zbulohen prapaskenat/ Si vendosi Presidenti anulimin e zgjedhjeve

Mila
Na Kontaktoni!