HomeModa

EMMY Awards/ Ja yjet që mahnitën me look-un e tyre

Ndarja e çmimeve më të rëndësishme të televizionit amerikan, Emmy Awards, këtë herë në edicionin e tij të radhës, solli në tapetin e kuq një mori të madhe veshjesh. Aktoret e ekranit të vogël i kishin përzier prerjet klasike të fustaneve të mbrëmjes me detaje fashion që si zakonisht kanë sjellë shumë komente. Ndodh që një fustan që renditet si ndër më të bukurit, në një tjetër është ndër veshjet më të këqija, sepse vlerësimet për modën janë subjektive. Yjet ishin veshur për të konkurruar njëra-tjetrën fuqishëm në tapetin e kuq të Emmy Awards.

Kim Kardashian, Emilia Clarke, Zendaya dhe Mandy Moore ishin në mesin e të famshmeve që mahnitën me look-un e tyre.

Të gjithë i kishin sytë te to, teksa bënin hyrjet e tyre madhështore në ceremoninë që u mbajt në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles.

Ne ju ftojmë të shihni listën e të veshurave më bukur dhe na besoni se janë shumë:


TË NGJASHME