HomeSport

Emocionuese/ Futbollisti heq dorë nga karriera për t’i shpëtuar jetën nënës së tij

Ky është boshnjaku Robert Peric-Komsic, i cili një pjesë të mëlçisë i ka dhuruar nënës së tij. Ai mori vendimin më të vështirë në jetën e tij kur vendosi të tërhiqej nga futbolli marsin që kaloi. Një operacion i rrezíkshëm në të cilin ai nuk mund të bënte asgjë më shumë se sa të shpëtonte jetën e nënës së tij.

Boshnjaku 23-vjeçar aktivizohej si sulmues A në kategorinë e dytë të Kroacisë, veçanërisht në Cibalia e Vinkovcit, kur mori vendimin për t’i dhuruar 70% të mëlçisë nënës së tij, Liliana.

“E kisha idenë e qartë për rrezíkun, por në atë kohë nuk e mendoja fare nëse do të luaja apo jo futboll në jetën time. Unë kisha një mision të qartë për ta shëruar nënën time. Gjithçka tjetër ishte dytësore”, tha futbollisti teksa fliste për median Vinculia.

“Nëna ime është një heroinë më e madhe se unë. Zoti e di se çfarë ka buajtur ajo 13 vitet e fundit. I është nënshtruar tre transplanteve të mëlçisë nga donatorë të vdékur. Rrezíku ishte i madh dhe koha e nënës po mbaronte. Jeta e saj ishte në rrezík, stomaku i ishte mbushur me ujë dhe ishte çështje ditësh… Sapo kuptova se të gjitha opsionet e tjera ishin shteruar, i paketova gjërat dhe u nisa për në Stamboll”, tha Roberti.

Roberti dhe nëna e tij gjatë qëndrimit në spital.

Tashmë disa muaj pas ndërhyrjes, 23-vjeçarit i kanë dhënë shpresë për t’u rikthyer në fushën e blertë:

“Falë Zotit, gjithçka përfundoi mirë. Edhe operacioni edhe rikuperimi. Ne të dy jemi mirë, unë jam pothuajse gati të kthehem në fushë, ndërsa mamaja ka një jetë të re pas një beteje 13-vjeçare”, tha Peri?-Komshi?./ GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME