HomeRajon

Emrat/ Arrestohen 6 shqiptarë në Itali, grabisnin banesa

Më shumë se 20 vjedhje në 3 muaj, në disa raste edhe grabitje të dhunshme, ku në një prej tyre plagosën me thikë viktimën.

Skuadra operacionale e policisëBolonjës ka bërë të mundur arrestimin e 6 personave, të gjithë shqiptarë, të cilët funksiononin si bandë.

Mes gushtit dhe tetorit të vitit të shkuar, banda e specializuar e vjedhjeve kishte bërë të mundur të kryenin grabitje me vlerë që i kalon 250 mijë eurot në zonat e Bolonjës, Casalecchios, Castenasos dhe Granarolos, raporton Imolaoggi.

Policia mbërriti në gjurmët e bandës duke ndjekur një dyqan floriri që blinte produkte të vjedhura.

Personat e arrestuar janë:

Ridvan Kerci 31 vjeç

Elton Mhilli 26 vjeç

Daniel Lleshaj 22 vjeç

Mark Pergjeci 26 vjeç

Rodolf Plishta 30 vjeç

Erjon Trashaj 25 vjeç


TË NGJASHME