HomeRajon

Emrat/ Grabitësit shqiptarë të bankave greke që bënë “luftë” me policinë

Në mesditën e së shtunës në Akrocorinthos Corinth, policia e Atikës u përlesh me tre hajdutë me origjinë shqiptare.Dy nga tre hajdutët u plagosën në incident dhe të tre u arrestuan. 

Në operacion morën pjesë edhe forca ajrore.

Njëri nga të plagosurit u përpoq të shpëtonte duke u hedhur mbi një shkëmb, ndërsa dy të tjerët u dërguan në spital për të marrë ndihmën e parë, pasi ishin plagosur në këmbë.

Prej ditësh policia kishte pikasur hajdutët dhe i ndiqte shqiptarët.

Gjatë operacionit janë arrestuar shqiptarët:

Eljon Deraj

Andrea Caushaj

Amarildo Caushaj

Janë shpallur në kërkim nga policia greke:

Arsen Bajrami dhe Ernest Mustaj

Hetimet

Në automjetin e tyre u gjetën kallashnikov dhe pistoleta, si dhe mjete të përdorura për maskim si kapuç dhe paruke. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan thika, leva, si dhe gërshërë për prerje të metaleve.

Ndërkohë, një tjetër çift shqiptar është arrestuar sot në zonën e Prevezës të cilët dyshohet se kanë marrë makina me qira që më pas janë përdorur për vjedhje nga grupi shqiptar. Policia Greke thotë se banda kreu disa vjedhje bankash dhe dhjetëra vjedhje dyqanesh në zonën e Peloponezit dhe Epirit.

Metodat e përdorura prej tyre konsiderohen jashtëzakonisht të ashpra. Ata kërcënuan dhe frikësuan viktimat e tyre, dhe janë përgjegjës për disa grabitje të dhunshme që rezultojnë me lëndime të viktimave. Policia Greke po vazhdon kërkimin për dy të arratisurit, madje ka vendosur edhe helikopterë me fuqi termike.

Fotografitë e tyre janë shpërndarë në të gjitha vendkalimet kufitare me Shqipërinë, kurse janë angazhuar policë me veshje civile duke patrulluar zonën e Korintit, në mënyrë që t’i arrestojnë sa më shpejt.

M.H/ GotaNews


TË NGJASHME