HomePolitikë

EMRAT/ Zbardhet lista e kandidatëve për zgjedhjet vendore

Në zgjedhjet e 30 qershorit do të garohet në 32 bashki të vendit, ndërsa në 29 të tjera do të ketë vetëm votime, pasi do të jetë vetëm një kandidat në garë.

Gazeta “Panorama” zbardh listën e kandidatëve për kryetarë bashkie për zgjedhjet e 30 qershorit. Partia Socialiste, njëherësh kryesuese e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, ka paraqitur për zgjedhjet vendore 61 kandidatë.

Pas saj vjen partia e Astrit Patozit, Bindja Demokratike, e cila do të garojë përballë PS-së në 26 bashki të vendit. Në garë për zgjedhjet vendore kanë kandiduar në bashki të vogla edhe parti të vogla. Një ndër përtalljet që do të zhvillohet më 30 qershor do të jetë për Bashkinë e Belshit, ku socialistët do të kenë përballë kandidatin e Partisë Komuniste, Jashar Elezi.

Garë do të ketë në disa bashki të mëdha të vendit si Durrës, Vlorë, Tiranë, Berat, Lezhë dhe Dibër. Ndërsa për bashkitë e tjera të mëdha si Elbasan, Shkodër, Korçë, Fier, Gjirokastër nuk do të ketë garë, pasi PS-ja është e vetme pa asnjë rival përballë.

Për Bashkinë e Lezhës janë në garë tre kandidatë: Pjerin Ndreu i PS, Eduard Ndocaj i Aleancës Demokratike dhe Salvador Kaçaj nga Bindja Demokratike. Lezha mund të cilësohet edhe si ndër të paktat bashki në vend që pritet të ketë garë për zgjedhje,pasi janë tre kandidatë që synojnë të marrin drejtimin e bashkisë. Partia Fryma e Re Demokratike kandidon në këto zgjedhje vetëm për Bashkinë e Devollit.

Në garë janë edhe 6 kandidatë të pavarur. Dy nga këta synojnë të marrin drejtimin e dy bashkive minoritare. Konkretisht, Fredi Bejleri garon përballë Jorgo Goros për Bashkinë e Himarës, ndërsa kryetari aktual i Bashkisë Finiq kërkon të marrë një mandat të dytë si i pavarur përballë kandidatit të PS-së, Kristo Kiço.

Pritet që KQZ-ja në ditët në vijim të fillojë verifikimin e kandidatëve për pastërtinë e figurës dhe më pas të bëjë aprovimin e tyre për zgjedhjet e 30 qershorit.

Qarku ELBASAN

Elbasan Gledian Llatja Partia Socialiste
Belsh Arif Tafani Partia Socialiste
Jashar Elezi Partia Komuniste e Shqipërisë

Cërrik
Andi Salla Partia Socialiste
Merita Xhika Bindja Demokratike

Gramsh
Klodian Taçe Partia Socialiste
Sabri Ibrahimi Bindja Demokratike

Librazhd
Kastriot Gurra Partia Socialiste

Peqin
Lorenc Tosku Partia Socialiste
Përrenjas
Nuri Belba Partia Socialiste
Myslym Karriqi Aleanca Kuqezi

Qarku FIER
Fier
Armando Subashi Partia Socialiste

Lushnjë
Fatos Tushe Partia Socialiste
Divjakë
Fredi Kokoneshi Partia Socialiste
Patos
Rajmonda Balilaj Partia Socialiste

Mallakastër
Qerim Ismaili Partia Socialiste
Robert Brahaj Bindja Demokratike

Roskovec
Majlinda Bufi Partia Socialiste

Qarku GJIROKASTËR
Gjirokastër
Flamur Golemi Partia Socialiste

Tepelenë
Tërmet Peçi Partia Socialiste
Gëzim Malko Bindja Demokratike
Këlcyrë
Klemend Ndoni Partia Socialiste
Shkëlqim Muho Bindja Demokratike
Hazbi Kasaj Emigracioni Shqiptar

Libohovë
Luiza Mandi Partia Socialiste

Memaliaj
Gjoleke Guci Partia Socialiste

Përmet
Alma Hoxha Partia Socialiste

Dropull
Dhimitër Tola Partia Socialiste

Qarku SHKODËR
Shkodër
Valdrin Pjetri Partia Socialiste

Fushë-Arrëz
Fran Tuçi Partia Socialiste

Malësi e Madhe
Tonin Marinaj Partia Socialiste
Pjerin Spathari Bindja Demokratike

Pukë
Gjon Gjoni Partia Socialiste

Vau i Dejës
Mark Babani Partia Socialiste

Qarku DURRËS
Durrës
Valbona Sako Partia Socialiste
Valdona Sakollari Bindja Demokratike

Krujë
Artur Bushi Partia Socialiste

Shijak
Elton Arbana Partia Socialiste
Arben Pohumi Bindja Demokratike

Qarku LEZHË
Lezhë
Pjerin Ndreu Partia Socialiste
Salvador Kaçaj Bindja Demokratike
Eduard Ndocaj Aelanca Demokristiane

Kurbin
Majlinda Cara Partia Socialiste
Edmond Piroli Bindja Demokratike
Nikoll Lleshi Kandidat i Pavarur

Mirditë
Ndrec Deda Partia Socialiste

Qarku BERAT
Berat
Ervin Demo Partia Socialiste
Pavllo Shkarpa Bindja Demokratike
Plarent Aleksi Kandidat i Pavarur

Kuçovë
Sybi Shehu Partia Socialiste

Poliçan
Adriatik Zotkaj Partia Socialiste

Skrapar
Adriatik Mema Partia Socialiste
Devi Hebibasi Bindja Demokratike

Ura Vajgurore
Juliana Memaj Partia Socialiste

Qarku TIRANË
Tiranë
Erjon Veliaj Partia Socialiste
Arben Skënderi Bindja Demokratike

Vorë
Agim Kajmaku Partia Socialiste

Kamëz
Rakip Suli Partia Socialiste
Ylber Gjeta Bindja Demokratike

Kavajë
Redi Krajli Partia Socialiste
Bledar Sinella Bindja Demokratike
Rrogozhinë
Haxhi Molla Partia Socialiste

Qarku KORCË
Korçë
Sotiraq Filo Partia Socialiste
Leonard Olli Bindja Demokratike

Devoll
Eduard Duro Partia Socialiste
Fejzi Shaholli Kandidat i pavarur
Artur Porpollogu Bashkimi Liberal Demokrat
Ylli Cenkolli Fryma Re Demokratike

Kolonjë
Erjon Isai Partia Socialiste
Fatjon Feka Bindja Demokratike

Maliq
Gëzim Topçiu Partia Socialiste

Pogradec
Ilir Xhakolli Partia Socialiste

Pustec
Pali Kolevski Partia Socialiste
Edmond Themelko Aleanca Maqedonase për Integrim

Qarku KUKËS
Has
Liman Morina Partia Socialiste
Abedin Uruçi Bindja Demokratike

Kukës
Safet Gjici Partia Socialiste
Abedin Uruçi Bindja Demokratike
Tropojë
Rexhë Biberaj Partia Socialiste
Edison Hasanaj Bindja Demokratike

Qarku DIBËR
Bulqizë
Lefter Alla Partia Socialiste
Ilir Balla Bindja Demokratike

Dibër
Dionis Imeraj Partia Socialiste
Shkëlzen Qoka Bindja Demokratike

Klos
llmi Hoxha Partia Socialiste
Bedri Hoxha Bindja Demokratike

Mat
Agron Malaj Partia Socialiste

Qarku VLORË
Vlorë
Dritan Leli Partia Socialiste
Valbona Mezini Bindja Demokratike

Konispol
Shuaip Beqiri Partia Socialiste

Sarandë
Ardian Gurma Partia Socialiste
Ilir Nikolla Bindja Demokratike

Selenicë
Simbol Pazaj Partia Socialiste
Marildo Hodaj Kandidat i Pavarur

Delvinë
Majlinda Partia Socialiste

Himarë
Jorgo Goro Partia Socialiste
Fredi Bejleri Kandidat i Pavarur

Finiq
Kristo Kiço Partia Socialiste
Leonidha Hristo Kandidat i Pavarur


TË NGJASHME