HomeLajmi i Fundit

Emri/ Ardi Veliu: Kush është anëtari i celulës terroriste

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka dhënë sot detaje rreth operacionit ku u zbulua një celulë terroriste iraniane, që do të kryente një akt terrorist në Shqipëri, ditën e Sulltan Novruzit.

Teksa është bërë pjesë e emisionit ‘Real Story’, Veliu pohoi se prej gati 2 vitesh Policia, konkretisht Drejtoria e Antiterrorit ka punuar për të mbledhur informacione mbi këtë celulë.

Mes të tjerash ai tha se nga aksioni në fjalë, nuk pati të arrestuar, por u parandalua akti kriminal. Kjo pasi sipas tij provat e grumbulluara gjatë shoqërimit të personave dhe vëzhgimit, nuk ishin të mjaftueshëm për të bërë arrestimin e personave të celulës. Veliu tha se identifikuan emrat më të rëndësishëm që fshiheshin pas kësaj celule, si dhe ‘koka’. Veliu tha se njëri prej anëtarëve të celulës terroriste, personi me pasaportë austriake, shtetas iranian, ka vizituar rreth katër herë vendin tonë. Kreu i Policisë së Shtetit tha se bëhet fjalë për shtetasin Alireza NAGHASHZADEH, i njohur me emrin Erwin Aram.

“Dua të bëj me dije që situata e rendit është e qetë dhe nën kontrollin e forcave dhe agjencive ligjzbatuese. S’ka vend për panik në lidhje me operacionin e bërë. Ne bëmë prezent se agjencia jonë, Drejtoria e Antiterrorit ka punuar gati 2 vite në funksion të monitorimit dhe të mbledhjes së provave për aktivitetin e kësaj celule. Kanë qenë anëtarët e organizatës MEK (Në Manzë). Drejtoria e Policisë arriti të merrte këtë informacion dhe bëri të mundur që në lidhej me këtë informacion të merreshin masa paraprake, duke nisur me organizmin e shërbimit, në të gjitha rrugë kalimet dhe ku do të kishte festime për festën e Sulltan Novruzit.

Ka qenë punë e mirëorganizuar nga policia. Kjo celulë aktive është rindërtuar në disa nivele. Personat që kemi bërë prezent, janë kupola e drejtimit të saj. Pjesa tjetër, niveli i dytë, janë nivel zbatues i planit të operacionit. 4 personat e përmendur në komunikatën për shtyp s’janë të arrestuar. Por kanë drejtuar duke qenë ‘koka’ e celulës. Nuk kanë ardhur në Shqipëri, vetëm njëri prej tyre ka ardhur 4 herë. Alireza NAGHASHZADEH, që është shtetas me kombësi iraniane dhe qytetar austriak, me emrin Erwin ARAM, ka ardhur disa hërë në Shqipëri”, tha ai.

Pyetjes nëse ka pasur persona të arrestuar nga aksioni në fjalë, Veliu e ripërsëritur se ka pasur persona të shoqëruar, ndërsa 4 anëtarët e Celulës janë ende të lirë.

“Nuk ka të arrestuar anëtar të kësaj celule. Kemi bërë prezent kupolën, ka pasur të shoqëruar gjatë gjithë kohës prej 1 viti e gjymës. Ka pasur të intervistuar. Jemi mundur të mbledhim prova dhe arritëm në përfundimin që bëmë sot publik që publikuam kupolën dhe drejtuesin që është PEYMAN. Më pas anëtarët e tjerë kanë role të përcaktuara. Është fakt që personat që i kemi shoqëruar në momentin që i kishim informacionin për veprimin që kishte të ndodhte nga momenti në moment, u parandalua ngjarja. Provat nuk ishin të mjaftueshme që të vazhdonim më tej për të bërë një arrestim të këtyre personave. Pas largimin nga Shqipëria, kemi shkëmbyer informacione dhe pasi kemi bërë analizim të provave, bëmë aksionin. Ne nuk e kemi këtë rast evident. Ne kemi parandaluar veprimet aktive të kësaj celule. Ne kemi përgjegjësi dhe detyrim të shkëmbejmë informacione me INTERPOL”, pohoi Veliu.

ANËTARËT E CELULËS
PEYMAN – Nuk jepen të dhëna të tjera.
2. Abdolkhalegh MALEK ZADEH, i datëlindjes 21 Prill 1979. Njihet si “Ferhat”.
3. Erëin ARAM, i datëlindjes 13 Korrik 1974. Njihet si “Alireza NAGHASHZADEH”.
4. Abdulselam TURGUT, i datëlindjes 27 Maj 1967.