HomeShowbiz

‘Emrin në muzikë s’e kam blerë’, Genc Prelvukaj ka dy fjalë për kolegët

Genc Prelvukaj është padyshim një ndër këngëtarët më të mirë të estradës shqiptare. Ai ka treguar shpesh se nuk është i kënaqur me mënyrën se si vlerësohen këngët ditët e sotme, por Genci është i vendosur për të vazhduar me pasionin e tij.

Mirëpo, së fundmi ai ka reaguar sërish në lidhje me këtë çështje, pas komentit të dikujt që vinte në pah klikimet në një prej këngëve të tij. Një komentues ka shkruar në këngën e Gencit: “A do më thoni pse vetëm 1.3 milion? Si duket cilësinë e dëgjojnë pak veta…por durim. Është super këngë”.

Ndërkohë teksa Prelvukaj i ka kthyer përgjigje komentuesit, ka thumbuar dhe kolegët të cilët blejnë klikimet për t’u dukur të suksesshëm.

Sepse çdo klikim është real. Emrin në muzikë nuk e kam blerë. Këngët e mia nuk janë bërë hite përmes lekëve, ndikimi im në muzikë nuk vjen përmes skandaleve, klaneve apo gjëra të ngjashme si këto, por të gjitha vetë i kam ndërtuar e ngritur me punë”, ka thënë Prelvukaj.


TË NGJASHME