HomeShowbiz

Enca merr goditjen më të madhe të jetës, ja se çfarë i ka ndodhur këngëtares

Këngëtarja Enca pa dyshim që është një nga këngëtaret më të pelqyera për publikun, por fundjava që lam pas nuk ka qenë fort e bukur për këngëtaren.

Në fakt Enca është duke jetuar ditët më të vështira të jetës së saj.

Disa burime bëjnë me dije se Enca ka humbur njeriun më të shtrenjtë në moshë fare të re. Bëhet fjalë për të atin e saj , Sokol Haxhia.

Lidhur me lajmin e hidhur, Enca nuk ka reaguar ende, megjithatë një video që ka publikuar pak orë më parë në Instagram na rrëqethi mishin.

Nga ballkoni, ajo ka filmuar qiellin e kuq dhe në sfond ka vendosur një baladë të ndjerë.

Këngëtarja ka pasur marrëdhënie shumë të ngushta me babain e saj dhe ajo shpesh publikonte me të foto në rrjetet sociale.

Enca nuk harronte që asnjëherë t’i bënte urime për ditëlindje dhe ashtu si çdo vajzë i ati ka qenë pika e saj më e dobët.


TË NGJASHME