HomeShowbiz

Enca përfshihet në një incident

Enca Haxhia nuk është vetëm një nga këngëtaret më të pëlqyera, ndër personazhet më të ndjekur në Instagram por gjithashtu edhe ndër më të komentuarit.

Ajo është shumë aktive si në publikimin e këngëve të reja të cilat bëjnë gjithmonë bujë, por edhe me koncerte të ndryshme në Shqipëri dhe jo vetëm.

Mirëpo pikërisht lidhur me këto koncerte i ka ndodhur një incident së fundmi dhe e ka denoncuar publikisht atë.Në një postim në Instagram, Enca shprehet se shumë persona po hiqen si menaxherët e saj dhe po përfitojnë para duke i rezervuar takime në club-e të ndryshme, për të cilat ajo nuk është në dijeni.

“Kohët e fundit kam dëgjuar/ ndodhur disa raste kur persona të paautorizuar, shpesh edhe të panjohur për mua, përgjigjen për datat e mia të koncerteve, marrin pagesa nga clubet?! Duke i mashtruar për eventet mbi të cilat nuk jam në dijeni”, shkruan Enca.


TË NGJASHME