HomeShowbiz

Enca thjesht duket WOW me ngjyrën e re të flokëve

Ditën e djeshme, nëpërmjet postimeve në Instagram, Enca tregoi se do të heqë dorë nga flokët bjonde.

Ajo u shpreh se do të bëjë një ndryshim drastik në look dhe me fotot që ka publikuar së fundmi nuk njihet më.

Këngëtarja e shumë hiteve i ka lyer flokët ngjyrë çokollatë dhe me këtë ndryshim duket bombë.

Flokët e errët e tregojnë edhe më seksi Encën, e cila i është kthyer look-ut të saj të vjetër.

Këngëtarja ka eksperimentuar disa herë me flokët e saj dhe mund të themi se nga fillimi i karrierës ka qenë një kameleon.

Ajo ka provuar thuajse të gjitha nuancat e flokëve, të kuqe, bjonde, lejla e të tjera.


TË NGJASHME