HomeShowbiz

Enca tregon se çfarë do të ndodhë këtë javë

Pas këngës së fundit që titullohet “Balad”, duket se një tjetër këngë e bukuroshes pritet që të bëhet hit dhe këtë e ka njoftuar vetë Enca përmes një postimi në Insta Story.

Këngëtarja e suksesshme Enca, e cila është cilësuar si “mbretëresha e Instagram-it”, duke numëruar kështu 2 milion ndjekës, së fundmi ka shpërndarë një lajm që do të gëzojë të gjithë fansat e saj.

Këngëtarja fillimisht  ka pyetur ndjekësit për domethënien e kapjes së orës 11:11 çdo ditë, ndërkohë në vijim ka shkruar se brenda kësaj jave do të dalë hiti i 2019-ës.

Pas kësaj, përveçse fansat e këngëtares janë gëzuar pa masë, jemi bërë kuriozë të gjithë për të dëgjuar këngën e re të saj. Jemi sy e veshë!


TË NGJASHME