HomeLajmi i Fundit

Ende i lartë fluksi i hyrjeve dhe daljeve në doganën e Kapshticës

Vijon të mbetet i lartë fluksi i lëvizjes në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Fluks i cili është më i madh në dalje të kësaj pike kalimi në drejtim të Greqisë.

Kthimi i emigrantëve që kanë kaluar festat e fundvitit dhe po i rikthehen vendit të punës në shtetin fqinj ka qënë i lartë edhe 24 orët e fundit. Nga kjo pikë e kalimit kufitar kanë dalë nga Shqipëria në drejtim të Greqisë më shumë se 5900 shtetas shqiptarë e të huaj.

Në hyrje numri i lëvizjeve ka rreth 3300 shtetas. Për të përballuar këtë fluks të lartë pala jonë ka shtuan në nëntë numrin e sporteleve ndërsa pala greke vijon të punojë me shtatë sportele.

Kjo marrëveshje mes dy palëve është bërë në kuadër të ngarkesës së madhe në kufi me qëllim shmangjen e orëve të pritjes sidomos tani që temperaturat shkojnë disa gradë nën zero.

Më i pakët ka qënë fluksi i lëvizjes në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës.

Në 24 orët e fundit kanë hyrë në vendin tonë nga kjo pikë kalimi 3160 shtetas shqiptarë dhe të huaj, ndërsa në dalje numri i shtetasve që kanë kaluar ka qënë 2250.