HomeLajmi i Fundit

Ende kanabis në Lazarat/ 35 vjeçari kapet me 6 kg në banesë

Një sasi prej 6 kg lëndë narkotike kanabis sativa është sekuestruar nga policia, ndërsa ka përfunduar në pranga një 35 vjeçar nga Lazarati.

Policia e Gjirokastrës sqaron se sasia e drogës u gjetën në banesën e tij.

Njoftimi:

Goditet një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohet rreth 6 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Arrestohet në flagrsncë poseduesi i lëndës narkotike.

Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J.Gj., 35 vjeç, banues në Lazarat, Gjirokastër, pasi:

Nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e policisë në banesën e tij, u gjet 6 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.