HomeSport

Ëndrra vazhdon/ Ajax triumfon në Londër

Mrekullia Ajax Amsterdam, nuk ka të ndalur këtë vit në Champions League. Në ndeshjen e djeshme, skuadra holandeze, hodhi një hap të madh drejt finales së Madridit. Në transfertën e vështirë ndaj Tottenham, Ajax arriti të triumfonte me rezultatin 1-0. Në minutën e 15-të, ishte Donny van de Beek, që kaloi në avantazh dhe heshti tifozët e pranishëm në stadium.

https://www.youtube.com/watch?v=Mt-ieMcJCsY

Pas golit të shënuar, sërish Ajax ishte më i rrezikshëm dhe nuk ndryshoi asgjë në mënyrën e lojës. Tottenham, nuk arriti të kundërpërgjigjej në mënyrën e duhur, duke u dorëzuar para të pranishmëve në “White Hart Lane”. Megjithatë, ka ende lojë sepse mbetet për tu luajtur edhe ndeshja e kthimit, që do të luhet në Amsterdam. Shanset janë të shumta, që “nipat e Johan Cruyff”, të vazhdojnë drejt finales së madhe dhe të mrekullojnë gjithë sportdashësit me lojën spektakolare që po zhvillojnë.


TË NGJASHME