HomeShowbiz

“Ëndrrat realizohen”, ja për çfarë e ka fjalën Armina Mevlani

Prej ditësh, fashionista shqiptare Armina Mevlani, ndodhet në Javën e Modës në Paris ku ka ndjekur sfilatat e emrave më të njohur të modës.

Fashonisjta ka plotësuar ëndrrën e saj duke qenë prezente për herë të parë në sfilatën e Chanel.

“Ëndrrat realizohen”, shkruan ajo në një foto të ftesës së publikuar në Instagram.

Gjatë gjithë sfilatës Armina ka ndarë për ndjekësit disa nga krijimet më fantastike të Chanel.

Nuk ka munguar edhe një video e modeles Gigi Hadid e cila po sfilonte për Chanel!

Fashionista shqiptare ishte bërë mjaft elegante e veshur me një fund të shkurtër me kuadrate rozë dhe një bluzë të bardhë me mëngë të fryra dhe kopsa në pjesën e përparme.


TË NGJASHME