HomeSociale

Energjia e rinovueshme/ Balluku prezanton projektet e Qeverisë Shqiptare në Konferencën e organizuar nga BERZH dhe Këshilli Atlantik

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare “Perspektiva e Energjisë së Rinovueshme: Financimi, Investimi, Rregullimi dhe Teknologjitë e reja”, organizuar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim si dhe Këshilli i Atlantikut, me pjesëmarrjen e ministrave të Energjisë nga vendet e ndryshme të Europës dhe rajonit.

Financimi i burimeve të energjisë së rinovueshme, kuadri rregullator si dhe teknologjitë e reja, të cilat duhen aplikuar në të ardhmen, për të rritur efiçencën e këtyre burimeve ishin temat e diskutuara nga ministrat pjesëmarrës në këtë takim të mbajtur në Stamboll të Turqisë.

Në këtë konferencë ministres Balluku i është rezervuar një panel i veçantë, gjatë të cilit ajo ndau me të pranishmit objektivat dhe sfidat e Qeverisë Shqiptare në procesin e diversifikimit të burimeve të energjisë së rinovueshme, në funksion të rritjes së sigurisë energjetike.

Duke ju referuar nismave të ndërmarra nga Qeveria Shqiptare në vitet e fundit, sa i takon sektorit të energjisë, por edhe projektet e të ardhmes, ministrja Balluku foli për projektin e parkut fotovoltaik tëKaravastasë, për të cilin tha se deri tani kanë hyrë në garë më shumë se 20 kompani të fuqishme ngae gjithë bota.

Arritjet e Qeverisë Shqiptare, kryesisht gjatë vitit të fundit, sa i takon diversifikimit të burimeve të energjisë, morën vlerësime maksimale nga përfaqësuesit e BERZH dhe Presidenti i Këshillit Atlantik, Frederick Kempe, i cili theksoi gjithashtu nevojën e hartimit të një strategjie të përbashkët mes vendeve pjesëmarrëse, sa i takon energjisë së rinovueshme për t’ju përgjigjur sfidave në të ardhmen.

“Së pari znj.ministre, ju keni vetëm 1 vit në këtë detyrë, por keni bërë një punë sa për 10 vjet në këtëvit. Keni qenë e përfshirë, aktive dhe keni shtyrë përpara nisma dhe ide të reja, ndaj është një nder t’ju kemi ju në Këshillin Atlantik. Në fakt ne kemi qenë së bashku në muajt e fundit në tre evente, në Abu Dabi në Forumin Global të Energjisë të Këshillit të Atlantikut, pastaj në Shtetet e Bashkuara, ku ju u takuat me Sekretarin e Energjisë, Brouillete dhe tani këtu. Dhe ka qenë një nder i madh, që në një kohë të shkurtër të kemi diskutime të rëndësishëm për tranzicionin e energjisë, jo vetëm në dy, por në tre kontinente, me grupe te ndryshme, por ka qenë një nder t’ju kishim juve në qendër të këtyre diskutimeve”, u shpreh Kempe.


TË NGJASHME