HomeShowbiz

Eni feston ditëlindjen, Genci i bën dedikimin e ëmbël

Pak muaj më parë këngëtarja Eni Koçi dhe reperi Genc Prelvukaj pranuan publikisht lidhjen madje Genci i propozoi edhe për martesë këngëtares.

Dhe ja edhe sot, në ditën e saj të lindjes, këngëtari ka uruar partneren me fjalët më të bukura që mund të shkruante një i dashuruar.

“Urime ditëlindjen Bella. E bukur në shpirt që i jep ngjyrë ditëve të mia. Edhe 100 të tjera të lumtura zemër”, ka shkruar Genci.

Eni ka marrë dhe një urim të përzemërt nga motra e saj Greta, me rastin e 23-vjetorit.


TË NGJASHME