Lajme Showbiz

Eni Koçi ironizon për festën e Halloweenit

Shumë yje shqiptare tashmë kanë publikuar imazhe të ndryshme të maskuara në forma nga më të frikshmet.

Por, duket se një gjë të tillë nuk do ta bëjë këngëtarja tiranase, Eni Koci, e cila është edhe kundër kësaj feste.

Në fakt, ajo ka ironizuar përmes llogarisë personale në Instagram duke thënë se njerëzit nuk kanë nevojë për maska, pasi një të tillë e mbajnë përgjatë 364 ditëve të vitit.

“Halloween? Dita kur njerëzit nuk duhet të vënë maska pasi i kanë të vëna për 364 ditë të vitit. Mendimi im”, ka shkruar Eni në Instagram.

Ndërkohë, Eni është duke punuar në projekte të reja muzikore pasi solli ditë më parë edhe një bashkëpunimin me Genc Prelvukajn.

Related posts

Miriam Cani me dedikim prekës për Albanin: Po të presim me mall

Mila

Liderët fetarë rreth krizës politike: Të shmanget dhuna, palët ta gjejnë gjuhën

Klaudia gotanews

Opozita e re, KQZ u jep mandatin tre kandidatëve të rinj

Xhensila Gotanews
Na Kontaktoni!