HomeShowbiz

Enis Bytyqi publikon këngën e re “Marak”

Këngëtari Enis Bytyqi ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.

“Marak”, titullohet kënga e tij e re, të cilën ai e sjell pas shumë ngjarjesh që përshkruan jetën e tij private muajve të fundit, duke përfshirë këtu edhe martesën.

Kënga është e zhanrit RnB dhe trajton temën e dashurisë.

Muzika dhe teksti janë realizuar nga vet Enisi, gjersa producent i këngës është Nurteel.

“Marak” është publikuar në kanalin YouTube edhe me një klip mjaft të veçantë, i cili i përshtatet shumë stinës në të cilën ndodhemi.

Xhirimet e klipit janë kryer në Paris, kryesisht te kulla “Eiffel”.

Muajt në vazhdim, këngëtari nga Ferizaji pritet të sjellë sërish këngë të reja për fansat.


TË NGJASHME