HomeLifestyle

Enrique Iglesias me dy binjakë

Artisti më “in” i viteve 2000, Enrique Iglesias ka sjelle ajmin shumë të papritur së bashku me parteneren Anna Kournikova.

Këngëtari spanjoll 42 vjeç dhe ish-tenistja 36 vjeçe janë bërë prindër për herë rë parë. Ata janë përpjekur që këtë periudhë të bukur në jetën e tyre, ta mbajnë larg vëmendjes së mediave.

Dhe ne fakt ia kanë arritur pasi lindja e dy binjakëve është një surprizë për të gjithë. Atletja ka sjellë në jetë dy binjakë, një djalë dhe një vajzë, Nicholas dhe Lucy më 16 dhjetor.

Nga ana tjetër, të dy të cilët janë të lidhur që prej vitit 2001, nuk e kanë përjetuar asnjëherë marrëdhënien e tyre para dritave të skenës, aq sa herën e fundit që janë fotografuar bashkë, ka qenë dy vjet më parë.

Sidoqoftë, çifti nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për të zgjeruar familjen. Dhe pak ditë para Krishtlindjeve, kanë marrë dhuratën më të bukur me lindjen e binjakëve.


TË NGJASHME