HomeShowbiz

Enrique Iglesias tregon se ka ndërruar jetë njerku i tij nga koronavirusi

Familja e Enrique Iglesias, si shumë familje në të gjithë botën, janë prekur nga coronavirusi shkatërrues.

Njerku i tij, Carlos Falcó,  vdiq në moshën 83-vjeçare pasi kontraktoi COVID-19.

Këngëtari hapi zemrën e tij ndaj motrës Tamara Falco dhe fansave, të cilët mund të jetonin një përvojë të ngjashme.

Enrique gjithashtu përfshiu një fotografi nga fëmijëria, ku ai shihet pranë nënës së tij, Isabel Preysler dhe Carlos Falcó.

“Ne po kalojmë kohë të vështira dhe kjo urgjencë ka prekur shumë njerëz duke përfshirë familjen time”, ka shkruar djali i Julio Iglesias në anglisht dhe spanjisht.

“Le të qëndrojmë në shtëpi dhe të kujdesemi për veten dhe të dashurit tanë. Dërgoni shumë dashuri dhe forcë”, shtoi Enrique.

Babai i tre fëmijëve e përmbylli mesazhin e tij me shpresën që së shpejti t’i shohë fansat dhe dërgoi një përqafim të madh për të gjithë.

Carlos Falcó, njerku i Enrique Iglesias

Në fillim të viteve 1980, kur Enrique ishte rreth pesë vjeç, nëna e tij Isabel Preysler u martua me Carlos Falcó.

Enrique jetoi me këtë çift për pesë vitet e ardhshme të jetës së tij, derisa çifti u nda, dhe është e qartë se Carlos pati një ndikim të madh në jetën e këngëtarit.

Motra e Enrique Iglesias me babain e saj

Motra e tij, Tamara gjithashtu mori rrjetin social, Instagram për të falënderuar të gjithë për mbështetjen e tyre.


TË NGJASHME