HomeShowbiz

Era Istrefi bashkëpunon me këtë artist të famshëm botëror

Këngëtarja, Era Istrefi tashmë po shijon karrierën ndërkombëtare falë këngës së saj “Bon Bon”.

“Anything more”, është projekti i fundit i publikuar nga ajo në bashkëpunim me artistin e famshëm botëror, Steve Aoki.

Kurse tani, siç shihet Istrefi po punon sërish në studio dhe këtë herë me një tjetër yll botëror, siç është Yellow Claw.

DJ i njohur e bëri këtë të ditur përmes një postimi të publikuar në Instagram, ku shkruan se ata po punojnë në pjesën e të shkruarit tekste këngësh dhe i janë futur punës shumë seriozisht.

“Bon Bon”, “Redrum”, “No I love yous”, “Oh God”, janë disa nga projektet më të suksesshme të Erës.


TË NGJASHME