HomeShowbiz

Era Istrefi bën thirrje: Ju lutem mos i keqpërdorni ndihmat

Po raportohen akoma se shumë ndihma të dërguara nga Kosova për në Shqipëri pas tërmetit të tmerrshëm, janë duke u keqpërdorur nga disa persona.

Dhe për këtë pati reagime të ndryshme nga këngëtarët, e posaqërisht për ata që ndihmuan nga afër popullin shqiptar me gjëra materiale, madje për gjithë angazhimet e tjera.

Së fundmi, këngëtarja me famë ndërkombëtare, Era Istrefi ka bërë thirrje të mos keqpërdoren ndihmat përmes një postimi të hedhur në rrjetin social,  Instagram.

“Ju lutem mos i keqpërdorni ndihmat, rrini të ndershëm”, ka shkruar ajo mbi një fotografi të saj në të cilën shkruan “Lutuni për Shqipërinë”.

Image

TË NGJASHME