HomeShowbiz

Era Istrefi dhe Noizy ‘bashkojnë’ forcat, gati për të sjellë hitin e verës

Këngëtarja Era Istrefi dhe reperi Noizy janë padyshim një ndër artistët që kanë korrur një sukses të jashtëzakonshëm në estradën shqiptare, por jo vetëm. Por duket se dy artistët më ‘in’ të estradës kanë mbledhur forcat e po na sjellin një bashkëpunim, që padyshim do të jetë një super hit.

Në rrjetet sociale ka qarkulluar së fundmi një video ku Era dhe Noizy shihen në një studio muzikore teksa po qëndrojnë pranë njëri-tjetrit. Ka mjaftuar kjo dhe menjëherë është përhapur lajmi se dyshja po punon për një projekt të ri muzikor, që me siguri do të kthehet një hit.


TË NGJASHME